Arbëri

Auditori gjen shpërfillje nga institucionet e shëndetësisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët

Auditori gjen shpërfillje nga institucionet e shëndetësisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët
Foto: Ilustrim
 

Zyra Kombëtare e Auditimit ka thënë se Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, Qendra Klinike Universitare dhe Spitalet e Përgjithshme në Pejë, Prizren e Mitrovicës kanë treguar mungesë përgjegjësie për të përmirësuar situatën për menaxhimin e pajisjeve mjekësore dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Këtë konstatim, ZKA e ka nxjerrë pas një auditivi të performancës për përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportin e auditivit “Përgjegjësia e monitorimit dhe menaxhimit në përdorimin e pajisjeve mjekësore. Rasti Tomografia e Kompjuterizuar” e kryer më 2015.