Arbëri

Pajaziti thotë se Lugina i beson idesë së Thaçit për bashkim me Kosovën

Pajaziti thotë se Lugina i beson idesë së Thaçit për bashkim me Kosovën
 

Arbër Pajaziti, kandidat i Alternativës për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka thënë se qytetarët e Luginës  i besojnë idesë së presidentit Hashim Thaçi se mund të bashkohen me Kosovën.

Në Interaktiv të KTV-së, Pajaziti ka thënë se shqiptarët e Preshevës gjithmonë kanë dashur të jenë pjesë e Kosovës dhe kjo, sipas tij, mund të vërtetohet sërish nëse mbahet një referendum i ri. Ka thënë se ideja për “korrigjim kufijsh” është vështirë e realizueshme, por “është reale dhe normale”. Pajaziti ka deklaruar se janë zhgënjyer nga parti dhe individë në Kosovë që kanë dalë kundër idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë.