Arbëri

Qeveria thotë se thëngjilli është zgjidhja për rrymën - burimet alternative nuk janë zgjidhje

Qeveria thotë se thëngjilli është zgjidhja për rrymën - burimet alternative nuk janë zgjidhje
Foto: Koha / ilustrim
 

Qeveria e Kosovës vlerëson se Kosova nuk mund të varet nga resurse të ripërtërishme për prodhim të energjisë, siç janë era, rrezet e diellit dhe uji, mirëpo do të vazhdojë me planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Debati rreth potencialeve të burimeve alternative nga shoqëria civile dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, është shpërfaqur pas tërheqjes se Bankës Botërore për ta mbështetur ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.