LDK në takim me Heldt, Mustafa e njofton për situatën aktuale politike

LDK në takim me Heldt, Mustafa e njofton për situatën aktuale politike

29 October 2018 15:34

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti dhe anëtaren e kryesisë Vlora Dumoshi, kanë pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Mustafa, siç njofton komunikata, e informoi ambasadorin Heldt për situatën aktuale politike, qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe çështje tjera me rëndësi, dhe shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve të rëndësishme për Kosovën në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.

Ambasadori Christian Heldt e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme