Arbëri

Rikthehet në Kosovë kosovari që u rrah në Novi – Sad

Në fillim të muajit tetor në Novi Sad të Serbisë ishin rrahur brutalisht dy kosovarë.

Brendon Gigollaj e Çlirim Maloku 19-vjeçar, kishin qenë dy viktimat.

LEXO EDHE: Kronikë e KTV-së rreth rrahjes së shqiptarëve nga serbët në Novi – Sad

Por sot gjatë ditës Çlirimi u kthye në Kosovë saktësisht në vendlindjen e tij në Has të Prizrenit. Lajmin për kthimin e tij e ka bërë të ditur vet ai. “

Pasi u përmirësova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”, ka shkruar 19-vjeçari në llogarinë e tij “Facebook”.

Më herët lidhur me rastin është raportuar se janë arrestuar katër persona.

LEXO EDHE: Arrestohen sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad