Në hapjen e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së, nënkryetari i kësaj partie, dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u shpreh i ashpër me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Bahtiri edhe një herë u shpreh kundër idesë së Thaçit për kufirin me Serbinë.
“Larg duart nga Mitrovica, larg duart, larg duart nga Mitrovica. Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që dëshiron ta ndryshojë kufirin e Republikës së Kosovës, kurrë. Prandaj ju kisha lut edhe kryeministrit të vendit që ta kthejë kokën kah Mitrovica, ajo urë e turpit, ajo urë e turpit njëherë e përgjithmonë të jetë e lirë për qytetarët e mi dhe për gjithë Kosovën, dhe për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do të këmbëngul deri në fund”, tha Bahtiri, raporton Ksp.
Gjithashtu, Bahtiri tha se të gjithë ata që thonë se AKR-ja është dy për qind e kanë kot, sepse janë më të mëdhenj në përkrahje.
“Ka ardhur koha për t’i treguar Kosovës se jemi më të mirët”, shtoi Bahtiri.
-
Bahtiri: I kam thënë Thaçit se po të lëvizin kufijtë ai do të rrëzohet
-
A ka nisur ndarja e Kosovës kur u vendosën telat gjemborë mbi urën e Ibrit?
-
Haziri për deklaratën e Bahtirit: Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar
-
Bahtiri: Po të ishte për AKR-në s’do të fitoja Mitrovicën – më ka ndihmuar Kurti
-
Bahtiri s’heq dorë nga ideja për bashkimin e Mitrovicës, thotë se do të fitonte edhe në veri