Arbëri

Pensionistët do të marrin nga 15 deri në 34 euro më shumë në muaj

 

Shaip Kaleja, rreth të 70-ve, është njëri nga pensionistët i cili shprehet skeptik rreth paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve.

Në qendrën e pensionistëve në Prishtinë, ku pensionistët shpesh kalojnë kohën duke kuvenduar, luajtur shah, domino apo duke lexuar shtypin ditor, Kaleja thotë se rritja e pensioneve është e domosdoshme për një jetë të dinjitetshme. Ai për 45 vjet ka punuar në sistemin e arsimit dhe preferon që pensioni të jetë së paku mbi shumën 250 euro.