Arbëri

Policia vazhdon aktivitetet vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia vazhdon aktivitetet vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës, përkatësisht DHTQNJ, vazhdon me aktivitetet vetëdijesuese në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me moton “Mos hesht”.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sot, më 26.10.2018, në Prishtinë, në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe Komunën e Prishtinës u mbajt një takim njoftues rreth fenomenit të trafikimit, me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve.