KDI: Zgjedhjet e shpeshta penguan reformën zgjedhore në Kosovë Foto: Driton Paçarada / Koha

KDI: Zgjedhjet e shpeshta penguan reformën zgjedhore në Kosovë

26 October 2018 13:42

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur konferencën rajonale “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor”. Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së, u shpreh se zgjedhjet e shpeshta në këto dhjetë viteve e fundit po e pengojnë reformimin e sistemit zgjedhor.

“Kemi punuar për reformimin e sistemit zgjedhor nga viti 2010 deri në vitin 2013, kujtoj se nga viti 2014 janë përfshirë dhe akterë tjerë në këtë çështje, si nga grupet parlamentare punuese, shoqëria civile, organizata ndërkombëtare. Kemi një draft shumë të mirë të punuar që është në arkiva të parlamentin e Kosovës, bëjë thirrje që anëtarët përgjegjës t’i nxjerrin nga arkiva këto dokumente për të pasur një reformim të sistemit”, ka thënë Kryeziu.

Tutje, Kryeziu u shpreh se janë disa segmente që duhet ndërhyrë në reformë zgjedhore duke filluar nga zona zgjedhore, e pragu elektoral, transmeton ksp.

Sipas ambasadorit të OSBE-së , Jan Braathu reforma mund të arrihet vetëm përmes konsensusit ndërmjet partive politike.

Ai theksoi se kjo temë për reformë zgjedhore duhet të mbahet në fokus nga të gjithë sepse reforma zgjedhore të siguron integritet, e sipas tij, pa integritet do të ketë më pak legjitimitet në rezultate.

Braathu ka treguar edhe si duhet vepruar në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

“Më lejoni të theksoi se në qoftë se paraqitet nevoja për të pasur zgjedhje të parakohshme, të papritura, këto zgjedhje besoj dhe duhet të ndodhin me legjislacionin aktual, nuk duhet të kushtëzohet me mos zgjedhje të reja për shkak të reformës zgjedhore, reforma merr kohë” shtoi ai.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka shprehu keqardhje se tash e tetë vite nuk është përmbyllur procesi i reformës zgjedhore.

“Kësaj reforme mendoj se duhet t’i nënshtrohet së pari votimi me kusht, emërimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, mënyra e numërimit të fletëvotimeve, apo shumë çështje të tjera të cilat sigurisht mund ti debatojmë gjatë reformës. Reforma zgjedhore duhet të siguroj integritetin e zgjedhjeve të ardhshme se vetëm kështu mund të sigurojmë zgjedhje të lira, demokratike”, përfundoi Daka.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme