Arbëri

Hasani: Thaçi urdhëroi Lumezin të më vihet pas

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, beson se presidenti Hashim Thaçi i është vënë pas përmes kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezin.

Sipas tij, presidenti Thaçi i ka dhënë urdhër kryeprokurorit Lumezi që ta dëmtojë atë.

Për këtë, në Rubikon të KTV-së, Hasani thotë se e ka vërtetuar përmes dëshmitarit i cili ka qenë në të njëjtin vend kur sipas tij, presidenti ka folur me kryeprokurorin për të.

Dëshmitari, thotë Hasani, është i familjes Pacolli.

"Hashimi i ka thënë Lumezit, duke ma sha nanën, që ma ka vra Millosheviqi në derë të shtëpisë, t'u i thanë, Enver Hasanit bëja kështu, kështu akuzën", thotë Hasani t'i ketë treguar personi i tretë i cili ndodhej në atë takim të presidentit Thaçi dhe kryeprokurorit Lumezi.