Capussela lidh idenë e Thaçit për kufijtë me Gjykatën Speciale

Capussela lidh idenë e Thaçit për kufijtë me Gjykatën Speciale

25 October 2018 20:13

Ish-shefi i Njësitit ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, Andrea Capusssela, ka ndërlidhur idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, me Gjykatën Speciale.

Në një postim në Facebook ai ka përmendur katër ngjarje për të cilat ka pyetur se a mund të kenë lidhje se përse Gjykata Speciale akoma s’ka akuzuar askënd.

“Kosovë: 1) Bashkimi Evropian ka nisur një Gjykatë Speciale për krime lufte; 2) Padyshim Thaçi është një i dyshuar; 3) Federica Mogherini dhe Johanness Hahn duan shkëmbimin e territoreve që e avokoi Thaçi; 4) Federica Mogherini zgjodhi gjyqtarët dhe prokurorët. A mund të kontribuojnë nga 1 – 4 në shpjegimin pse gjykata s’ka akuzuar askënd akoma?” ka shkruar ai në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme