Arbëri

Loku pritet të zgjidhet drejtor i Agjencisë së Akreditimit

Descriptive Text

Burime të gazetës Koha Ditore kanë thënë se në mbledhjen e radhës të Qeverisë pritet të zgjidhet Afrim Loku drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Loku në vitin 2013 është zgjedhur kryetar i degës së (Aleancës Kosova e Re) në Kaçanik. Burime të gazetës brenda AKR-së kanë thënë se ai tash e një kohë nuk është pjesë e kësaj partie.

Siç ka mësuar gazeta, Loku është shok i ministrit Shyqyri Bytyqi dhe ka lidhje të afërta me zyrtarë të partisë Nisma Socialdemokrate e cila e udhëheq Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Kjo është lista e ngushtë me emrat e kandidatëve për drejtor të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Image