Arbëri

Sveçla thotë se më s’janë befasi skandalet nga “klika që ka kapur shtetin”

Sveçla thotë se më s’janë befasi skandalet nga “klika që ka kapur shtetin”

Xhelal Sveçla, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se skandalet e fundit me familjarët e zyrtarëve të lartë shtetërorë tregojnë se shteti është i kapur nga këta njerëz.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së, për sulmin e vëllait të presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ndaj shefit të Byrosë Kosovare të Sigurisë dhe një drejtori të një kompanie private të sigurimeve, Sveçla ka thënë se kjo është vetëm një nga shumë skandalet e “klikës që ka kapur shtetin”.