Partitë opozitare vazhdojnë insistimet e tyre se Qeveria në krye me Ramush Haradinajn duhet të rrëzohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por pozita s’po i merr seriozisht deklaratat e opozitës dhe nga Qeveria thonë se vetëm nëse duan Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj - vendi shkon në zgjedhje.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se vetëm nëse shkohet në zgjedhje, atëherë do të ketë stabilitet në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësoj deklaron edhe Lëvizja Vetëvendosje e Partia Socialdemokrate, ndonëse kjo e fundit po kritikohet se është besnike ndaj partive në pushtet, dhe s’presin nga ta ndonjë votë mosbesimi.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha për Koha.net se në këtë situatë vetëm zgjedhjet e reja mund të krijojnë stabilitetin e nevojshëm institucional për t’u marrë me probleme të jetës së përditshme të qytetarëve./F.SH./(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)