Arbëri

VV: Gani Thaçi – mafiozi i tregut të Sigurimeve në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media e ka quajtur mafioz Gani Thaçin, vëllanë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe “koordinator të planifikimeve strategjike”,

Gani Thaçi, si dhe shoferi i tij, dyshohet se sot kanë sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe drejtorin e kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.