Arbëri

Hoxha në takime të ndara me Sholtesin dhe Kukanin, kërkon që të përshpejtohet liberalizimi i vizave

Hoxha në takime të ndara me Sholtesin dhe Kukanin, kërkon që të përshpejtohet liberalizimi i vizave
Foto: MIE
 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, Igor Sholtes, Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, dhe Eduard Kukan, eurodeputet nga Sllovakia, Kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbi si dhe përfaqësues i Grupit të partive të djathta, PPE, për Ballkanin Perëndimor, me ç’rast, ka diskutuar dhe ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave.

Ministrja e falënderoi Sholtesin për përkushtimin e tij për liberalizimin e vizave, për përkrahjen e pakursyer për liberalizimin e vizave dhe promovimin e të arriturave të Kosovës në këtë proces.