Arbëri

Pas raportimit të KTV-së, largohet nga puna zyrtarja e MASHT-it që vodhi në Bruksel

Igballe Cakajt, udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve në Ministrinë e Arsimit , i është ndërprerë kontrata e punës nga komisioni disiplinor.

Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit kapet duke vjedhur në një dyqan në Bruksel

Vendimin e ka konfirmuar për KTV-në, këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi. Cakaj në qershor të këtij viti është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel derisa ishte në një takim zyrtar me një delagecaion të MASHT-it në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion.

Sipas burimeve të KTV-së , Cakaj ka blerë disa gjëra në dyqan e disa të tjera i ka futur në çantë. Vlera e gjërave të vjedhura ishte 40 euro. Lëvizjet e saj janë përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi e ka pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.