Arbëri

Lluka: Telekomi do të privatizohet, “Kosova e Re” ka rëndësi jetike

Lluka: Telekomi do të privatizohet, “Kosova e Re” ka rëndësi jetike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim koordinatorin përgjegjës të Qeverisë gjermane për çështje dhe marrëdhënie Transatlantike dhe njëherësh anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, me të cilin bisedoi rreth ndërmarrjeve publike, me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”.

Lluka tha se MZHE-ja, duke parë gjendjen e Telekomit të Kosovës, është duke u munduar që brenda dy viteve ta privatizojë atë dhe ta kthejë në gjendje profitabile.