Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aneksim para demarkimit

Serbia është duke aneksuar pjesë strategjike të territorit të Kosovës, rrëzë kufirit. Po e bën këtë, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi po e proklamon dhe po e mbron me ngulm në Prishtinë idenë e “korrigjimit” të kufirit me fqinjin verior.

Autoritetet shtetërore kurrë nuk janë marrë me shqetësimin e banorëve që jetojnë në disa fshatra të Kamenicës afër kufirit, sikur ata të Karaçevës, Breznicës, Muhovës, Çarrit e të tjera, që nuk u lejohet qasje në pronat për të cilat kanë fletët poseduese të lëshuara nga autoritetet komunale në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po kështu, as me problemin e natyrës së njëjtë të banorëve të fshatrave të Podujevës, si në Terrnavicë, Dumnicë, Peci e të tjera. Nuk e kanë problematizuar as humbjen e pikave strategjike të vëzhgimit, sikurse Majën e Pançiqit. Dhe, edhe tash refuzojnë të japin të dhëna për pjesët e territorit në të cilat prej vitesh i ka marrë nën kontroll Serbia.

Kosova ka një gjatësi kufiri prej 743.556 kilometrash. Më shumë se gjysma përbën mezhdën me Serbinë. Janë gjithsej 380.068 kilometra vijë ndarëse me shtetin që, dy dekada më parë, ka kryer krimet më të llahtarshme në Kosovë, përfshirë 13 mijë vrasje, 20 mijë përdhunime dhe shkatërrim masiv të pronave private e shoqërore. Ushtria dhe policia serbe u detyruan të tërhiqeshin, tek pasi iu nënshtruan për 78 ditë rresht bombardimeve të NATO-s...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)