Arbëri

Pacolli: Arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka vlerësuar si arritje të jashtëzakonshme votën e Kuvendit të Maqedonisë, për t’u hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese.

"Një arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore, ratifikimi i Marrëveshjes historike me Greqinë. Perspektiva e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE do të thotë siguri dhe stabilitet për gjithë rajonin. Urime në veçanti shqiptarëve që me votë masive treguan seriozitetin e rreshtimit euroatlantik”, ka shkruar Pacolli.

Urime për shtetin fqinj kanë dërguar edhe liderë të tjerë kosovarë.


Haradinaj: Vota e Maqedonisë, lajm i mirë edhe për Kosovën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar votën e Kuvendit të Maqedonisë pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit.

Vota e Parlamentit të Maqedonisë, thotë ai, në mbështetje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin.

LEXO EDHE: Tetë deputetët e opozitës që i hapën rrugë ndryshimit të emrit në Maqedoni

“Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

Image

Ai ka thënë se orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.