Fundjava në Shqipëri, kthjellët në bregdet, vranësira në zonat malore

Fundjava në Shqipëri, kthjellët në bregdet, vranësira në zonat malore

12 tetor 2018 08:37

Moti i kthjellët dominon sot bregdetin dhe zonat e ulëta të Shqipërisë, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore verilindore-juglindore.

Orët e pasdites duke përfshirë dhe natën mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë.

Ato do të luhaten në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë kryesisht e lehte, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi lindor – juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme