Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministria nuk jep sqarime pse u hoqën nga lista dy garues për kryesim të ZRRE-së

Zyra e Kryeministrit edhe njëherë ka heshtur para kërkesës së Komisionit për Zhvillim Ekonomik për dhënien e sqarimeve për largimin e Fadil Ismailit nga lista për kryesues bordi të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, raporton KTV .

Komisioni e kishte shtyrë në mbledhjen e 11 shtatorit procedimin e emrave në Kuvend. E, ZRRE-së do t’i zvarritet ende procesi për kryesues bordi, pasi komisioni sërish ka votuar kundër procedimit të emrave në Kuvend.

Por, sipas deputetit nga pozita, Muharrem Nitaj, kryeministri me këtë vendim nuk e ka shkelur ligjin.

Përzgjedhja zigzage e emrave shkaktoi përplasje mes deputetes, Hykmete Bajrami dhe kryetares së Komisionit, Sala Berisha-Shala. Fadil Ismaili ishte vlerësuar me 36.6 pikë nga komisioni, pjesë e të cilit ishte edhe Ambasada Britanike.

I përjashtuar ishte edhe kandidati i tretë, Përparim Kabashi me 28.8 pikë.Derisa emrat e përzgjedhur nga Zyra e Kryeministrit për t’u dërguar në Kuvend ishin, Petrit Pepaj i dyti me 36.4 pikë dhe Bekim Jakupi i katërti me 28.8 pikë.