Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka vendosur ta heqë shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë në kufi me Kosovën .
Siç njoftohet në kumtesën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmetojnë medie serbe, Vuçiqi sot herët në mëngjes, në përputhje me kompetencat, ua ka dorëzuar ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulinit dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë nënkolonelit Milan Mojsiloviq urdhrin “për çangazhimin urgjent të forcave për reagim të shpejtë".
“Ushtria e Serbisë edhe më tej po e përcjell situatën e sigurisë dhe është e gatshme që në çdo moment të mbrojë shtetin dhe qytetarët e vet”, thuhet në kumtesë.
Vuçiqi kishte ngritur shkallën e gatishmërisë së luftë së Ushtrisë së Serbisë të shtunën e kaluar, më 29 shtator, kur kryetari i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi në Liqenin e Ujmanit.
-
Pas situatës në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë
-
Serbia ngre Ushtrinë e Policinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake
-
Ushtria e Serbisë në “gatishmëri” për shkak të situatës në Kosovë
-
Kreu shtetëror dhe ushtarak i Serbisë te kufiri me Kosovën
-
Perëndimi Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë