Arbëri

OVL e Dukagjinit aktakuzën kundër veteranëve e quan cirk

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Koha / ilustrim
 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Dukagjinit, ka reaguar pas publikimit të emrave për veteranët ‘mashtrues’, duke thënë se aktakuza dhe emrat që u publikuan, tregojnë se sa qesharake e joprofesionale është puna e Prokurorisë, transmeton Koha.net.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila përfshinë Deçanin, Pejën, Gjakovën dhe Istogun, nëpërmjet një komunikate, ka shkruar se edhe 19 vite pas përfundimit të luftës, neve luftëtarëve të lirisë assesi të na ndalet persekutimi.