Arbëri

Akademikët: Realizimi me sukses i referendumit i hap shumë perspektiva vendit

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se qytetarët e Maqedonisë duhet të votojnë pro marrëveshjes Maqedoni-Greqi në referendum, sepse siç tha, marrëveshja ”siguron identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas”.

Akademiku Fiti konsideron se nëse dështon referendumi “Maqedonia do të gjendet në një situatë shumë të rëndë”.