Arbëri

Qosja – Berishës: S’ke të drejtë politike e morale të flasësh për çështjen e kufijve të Kosovës

 

Akademik Rexhep Qosja ka komentuar deklaratat e ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha nga takimi me liderin e Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti.

Berisha pas një takimi me Kurtin, ka thënë se serbët bashkë me argatët e tyre në Prishtinë kanë arritur të shtrijnë debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës në gjithë botën.