Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende nuk ka vendosur nëse do të realizojë vizitën e tij në Kosovë.
Ka thënë se deri sonte në mbrëmje nuk ka përgjigje definitive për një gjë të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash për tash ka thënë se në rrethanat e krijuara nuk do të duhej të shkonte.
“Edhe mendimet tona janë të ndara. Deri sonte nuk do të dihet asgjë, e nëse vendosë të shkojë do të shkojë edhe në Gazivodë. Do të endet lirshëm në territorin e Kosovës”, ka thënë Gjuriqi.
Vuçiqi anuloi takimin e sotëm me Thaçin në Bruksel. Udhëtoi atje vetëm për ta takuar Mogherinin, të cilës i është ankuar për veprimet e liderëve kosovarë, që sipas tij ishin shkak që të mos mund të realizohet takimi.
“Shkaku i të gjitha gënjeshtrave e mashtrimeve dhe qasjes së neveritshme që përfaqësuesit e Prishtinës e treguan ndaj serbëve këto ditë duke kërcënuar e ofenduar, duke kërcënuar edhe të bijën e presidentit tonë”, ka thënë Gjuriqi.
Shkaku i të gjitha këtyre, Vuçiqi nuk do të takohet me përfaqësuesit kosovarë në Bruksel dhe çështja është kur e si do të mund të vazhdojmë dialogun, ka thënë më tej ai.
“Ne do të donim edhe në të ardhmen të ruajmë paqen e normalitetin por kërcënimet, shantazhet dhe ofendimet, tentimet që Vuçiqit t’i ndalohet vizita në Gazivodë e veri, tentimi që presidentit të kërcënohet, të ofendohet gjithë populli, tentimi që të nënvlerësohen bisedimet, atëherë edhe mbrëmë Thaçi në televizione në Prishtinë tregonte se si po bisedohet për Medvegjen Bujanocin e Preshevën, territor më i madh se sa vet Kosova në jug të Serbisë... e vetmja çështje e territorit për të cilin diskutohet është Kosova vet, të tjerat nuk shërbejnë për asgjë. Ky proces tashmë u prish nga vullneti i keq i Prishtinës por nuk ka përgjigje as pse BE-ja që do të duhej të siguronte kushte për dialog, të mos ketë presion e kërcënime, nuk ka garantuar asgjë”, ka thënë Gjuriqi.
Kjo sipas tij ka bërë që të mos ketë as kushte minimale që të flitet këtu me përfaqësuesit e Kosovës.