Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçi i thotë Thaçit: Mos i beso Isës

Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi në Facebook ka postuar një foto dhe një tekst nga një takim që ka pasur këto ditë me kryetarin e vendit Hashim Thaçi.

Lajçi, siç ka shkruar në Facebook, i ka thënë Thaçit të mos i besojë, Isës, sepse toka nuk shitet.

“Në asnjë shekull Çakorri nuk ka qenë i Malit të Zi”, i ka thënë Çun Lajçi presidentit Thaçi.

Ky është postimi i Lajçit në Facebbok:

“Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë, unë Drelaj,Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshendetem e folem. Me shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m... por si njeri e shqiptar të rrespektoj - edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet. Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s'ka qenë. Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat " e randa " që i adresova në emnin e tij e të Isës.

Vazhdo e shkruej me tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova. Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n' Francë.

Edhe Lajçi rikthen foton me Thaçin, tregon se për çfarë bashkëbiseduan Arbëri Lajçi rikthen foton me Thaçin, tregon se për çfarë bashkëbiseduan

P.S

Unë mbetem Çakorr, Ai President”.