Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

114 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 114 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së, 83 janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë ndërkaq, 75 me oksigjeno-terapi

Në QKUK, 75 pacientë janë të shtrirë, 40 prej tyre COVID-19 pozitivë, dhe 53 me oksigjeno-terapi.

Sipas njoftimit, Klinika Infektive, ka 40 pacientë, ndërkaq Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre COVID-19 pozitivë, dhe 22 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, ka 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.