Arbëri

Hoxha: S’ka sundim të ligjit pa respektim të të drejtave pronësore

 

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka vizituar Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ku u prit nga rektori Alush Musaj.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Hoxha mbajti një ligjëratë me studentët e drejtësisë të këtij Universiteti, me ç‘rast theksoi se mbetet e përkushtuar në avancimin e sistemit juridik, me theks të veçantë në fuqizimin e sundimit të ligjit.