Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

11 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 11 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 303 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë regjistruar nga testimi i 2174 mostrave. Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar 121.847 persona me koronavirus, 2156 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 86.497, ndërsa janë 33.194 raste aktive.