11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 539 raste të reja të infeksionit.
Nga dy të vdekur janë nga Podujeva (75, 50 vjeç) e Prizreni (75, 65 vjeç), e nga një nga Dragashi (64 vjeç), Drenasi (82 vjeç), Gjakova (77 vjeç), Gjilani (44 vjeç), Malisheva (63 vjeç), Pejë (65 vjeç) dhe Rahoveci (82 vjeç).
Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 1016, ndërsa e të infektuarve në 39.596.
539 raste të reja janë nga testimi i 1219 mostrave.
Rastet e reja janë të infeksionit janë nga: Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.
Sërish numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë shëruar 574 pacientë, ndërsa numri total i të shëruarve ka arritur në 25.001. Janë 13.579 raste aktive.