Zëvendësministri Bisnik Bislimi të hënën në Bruksel ngriti si çështje 11 pika që Serbia duhet t'i realizojë për të siguruar tregti të lirë mes Kosovës dhe Serbisë.
Në dokument Bislimi ka kërkuar që Serbia të zbatojë plotësisht MIK-un, të bëjë njohjen e plotë të vulave doganore, ndalimin e menjëhershëm të lëshimit të çdo dokumenti apo vule brenda territorit të Serbisë që lidhet me autoritetet kosovare, e të tjera.
“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi si dhe praninë e ndërmjetësuesit të BE-së që të kërkoj nga Beogradi heqjen e të gjitha këtyre barrierave brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të mundësojnë qasje të barabartë në tregti për të gjithë eksportuesit kosovarë”, thuhet në dokument.
{gallery}
Në takimin e dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit ka pasur përplasje pasi ky i fundit nuk e ka pranuar asnjë “marrëveshje paqësore”.
“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër, Vuçiq e ka akuzuar Kurtin se është kthyer në shekullin XIX, dhe se ky i fundit ka thënë se Serbia i ka kryer tri gjenocide ndaj shqiptarëve
-
Bislimi e njofton Sorensenin se Serbia po i bllokon mjetet e Kosovës për Luginën
-
S’ka përparim në dialog: Kosova kërkon zbatim të marrëveshjes, Serbia Asociacionin
-
Bislimi: Parashihej takim trepalësh në Bruksel, por pala serbe hasi në probleme
-
Bislimi: Kosova kurrë s’ka pasur marrëveshje për Asociacionin me Serbinë
-
Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi