Nga Gjilani udhëheqësit e Luginës së Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës kanë thënë se duan rishikimin e kufijve.
Pas takimit një orësh me kryetarin e kësaj komune ata njëzëri thanë se çështja e tyre duhet të zgjidhet përmes marrëveshjes finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë për bashkim me Kosovën por jo që ky bashkim ta ndajë veriun e saj.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodh kërkesë e tyre është që të drejtat e shqiptarëve të respektohen nga shteti i Serbisë sikurse respektohen serbët në Kosovë.
Ndërkaq nikoqiri i këtij takimi tha se nuk do të lejojnë që veriu i vendit të ndahet.
Ndryshe sipas tij, do të ketë trazira.
Gjatë këtij takimi u dhanë zotime se do të punohet që banorët e Luginës të cilët jetojnë në Gjilan të gëzojnë edhe më shumë të drejta.