Arbëri

Thaçi: Jo ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve me Serbinë

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse mohoi kategorikisht se do të ketë ndarje të Kosovës, e pranoi se do të ketë korrigjim të kufijve shtetërorë.

Në pyetjen e gazetares së KTV-së, se çka nënkupton vendosja e çështjes së Luginës së Preshevës në tavolinën e dialogut në Bruksel, Thaçi tha se “besoj se kjo paraqet korrigjim të kufijve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë” pas njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë, raporton Koha.net.

“Do të kemi korrigjim të kufijve. Sikurse që kemi punuar me të gjitha shtetet e rajonit dhe kemi arritur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi edhe me Maqedoninë, në rastin e njohjes reciproke të dy vendeve do të kemi kufij shtetërorë, kemi rreth 400 km vijë kufitare me Serbinë”, tha Thaçi, ndërsa shprehu bindjen se edhe NATO-ja do ta ndihmojë Kosovën në këtë aspekt.

Ai tha se çështja e ndarjes së Kosovës nuk është biseduar asnjëherë dhe këtë e quajti “fake news”.