Arbëri

Vuçiq, serbëve: Nëse s’doni demarkacion me Kosovën tani, përgatituni të mbroni Vranjën pas 40 vjetësh

Foto: Tanjug
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sot se për 40 vjet, “nëse nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës”, do t’i humbim të gjitha.

“A s’po e doni demarkacionin me shqiptarët, a? S’ka problem, tregojuni njerëzve që të përgatitemi të mbrojmë Vranjën pas 40 vjetësh. A po mendoni se tanët nuk po zhvendosen edhe sot, a? Në prononcimet që do t’i kem do t’i publikoj të gjitha të dhënat”, tha Vuçiqi, duke u përgjigjur në letrën e hapur të vlladikës Teodosije i cili tha se ndarja e territorit do të çonte në “shpërngulje të serbëve nga krahina jugore” dhe do të shkatërronte trashëgiminë kulturore, raportojnë mediat në Serbi.