Arbëri

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të jetë shumë e vështirë dhe e dhembshme

 

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, sot në një prononcim, nuk ka dashur të interpretojë atë që mbrëmë i tha ambasadori amerikan Greg Delawie për mundësinë e këmbimit të territoreve në mes Kosovës e Serbisë, por tha se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë dhe dhembshme.

Madje Thaçi në pyetjen e KTV-së për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, ai evitoi përmendjen e këtij togfjalëshi duke akuzuar grupin KOHA se, siç tha, “sheh vetëm zi”.