Arbëri

106 pacientë të shtrirë në klinikat e COVID dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 106 pacientë janë të shtrirë në klinikat e COVID dhe spital e përgjithshme. Prej tyre, 52 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

63 persona janë me oksigjeno-terapi, ndërsa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi:

- Klinika Infektive, 34 pacientë

- Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 31 pacientë, 23 prej tyre COVID-19 pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi:

- Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

- Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

- Spitali i Pejës, 8 pacientë

- Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

- Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.