Arbëri

Thaçi: Nëse arrijmë marrëveshje me Serbinë, qëndrimet ruse ndryshojnë

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka komentuar daljen e pjesëtarëve serbë të FSK-së dhe deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë lidhur me qëndrimet ruse për Kosovën.

Thaçi ka thënë se qëndrimet e Rusisë janë të njohura dhe ato i janë theksuar edhe në takimin që kishte me kryeministrin e Rusisë në Ankara, i cili gjithashtu ka theksuar se nëse Kosova dhe Serbia merren vesh mes veti, pozicioni rus do jetë në përputhshmëri me marrëveshjen tuaj të përbashkët.