Arbëri

Formohet Ekipi negociator pa opozitën në të

Një ekip negociator, pjesë e të cilit nuk është opozita, do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e dytë të fazës përfundimtare të dialogut me Serbinë. Takimi do të realizohet brenda pak ditësh, shkruan sot Koha Ditore.

Në Presidencë kanë konfirmuar të mërkurën se ekipi është konstituuar tashmë, meqë në takim do të shkohet para se të fillojë periudha e pushimeve verore për institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe për ato të Kosovës.

“Republika e Kosovës e ka Ekipin negociator plotësisht funksional, i cili udhëhiqet nga presidenti”, i ka thënë gazetës Bekim Çollaku, këshilltar kryesor i presidentit Hashim Thaçi. “Ekipi negociator përbëhet nga bartësit e institucioneve shtetërore, pra presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës”.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)