Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Sipas shërbimit meteorologjik, baza e reve të ulëta do të jetë 1000 metra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-10 m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 10 km-20 km.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore - 16/27
Vendet e Ulëta - 20/32
Vendet Bregdetare - 21/29