Arbëri

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta

Policia e Kosovës dhe Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta

Në Lezhë sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Me datën 27 qershor 2018, në Lezhë të Shqipërisë, nga u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.