Arbëri

Çfarë thotë KMDLNJ për shëndetin e Naser Makollit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se Naser Makolli nuk kishte probleme shëndetësore, raporton KTV .

Kryetari i këtij këshilli e kishte intervistuar të ndjerin vetëm një muaj më herët dhe ai nuk ishte ankuar për ndonjë sëmundje.

Se ai po vuante nga pezmatimi i zorrëve, e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Me sëmundjen e pezmatimit të zorrëve, sipas një njoftimi të kësaj ministrie, i ndjeri ishte diagnostikuar më 27 mars 2017, në Klinikën e Gastroentrologjisë të QKUK-së, ku më pas ka vazhduar trajtimi i tij.

Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, në orët e vona të së hënës, ka njoftuar se Naser Makolli ishte i sëmurë dhe po trajtohej, për çka, sipas këtij shërbimi, të ndjerit i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht dhe pas keqësimit të gjendjes.

Ndërkaq, as drejtori i Klinikës së Gastroentrologjisë e as ai i Infektives nuk kanë pranuar të flasin për këtë lloj sëmundjeje.