Komuna e Obiliqit bashkë me KEK-un dhe Bankën Botërore do të bashkëpunojnë për realizimin e projektit të parkut multinacional.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, lidhur me projektin sot është mbajtur një takim i përbashkët koordinues mes kryetarit të komunës Xhafer Gashi dhe përfaqësuesve të KEK-ut dhe Bankës Botërore.
Gjatë takimit njoftohet se është diskutuar për ndarjen e përgjegjësive dhe detyrave në realizimin e projektit të parkut multinacional në Obiliq i cili pritet të financohet nga BB me 6 deri 8 milionë euro.
“Palët nga ky takim u dakorduan që Komuna e Obiliqit dhe KEK-u të jenë bashkëfinancues të projektit, meqë rast KEK-u ofron tokën ndërsa Komuna e Obiliqit do të hartojë projektin ideor dhe pas aprovimit nga Banka Botërore, nga ana e Komunës së Obiliqit do të hartohet edhe projekti detal”, thuhet në njoftim.
Projekti i këtij parku multinacional parasheh shndërrimin e tokave të kontaminuara në hapësira gjelbëruese dhe përfshin një sipërfaqe prej 100 hektarësh të KEK-ut.
-
Bllokohet nisma e Komunës së Obiliqit për t’ia dhënë një kompanie 55 hektarë të KEK-ut
-
Obiliqi synon t’ia marrë rreth 55 hektarë KEK-ut e t’ia japë një kompanie angleze
-
Numër i madh i projekteve të KEK-ut në ndryshimin e gjendjes në ambient
-
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit
-
Obiliqi synon shërimin e tokave nëpërmjet projektit të Bankës Botërore