Arbëri

10 raste me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në Kosovë janë regjistruar 10 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shëruar 116 pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.997 testime.

Aktualisht në vend janë 627 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 2.248 të vdekur, 107.544 të infektuar, 104.679 të shëruar dhe 638.568 teste të kryera.