10 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë bërë të ditur se tetë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe se asnjë nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht po trajtohen 10 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 200 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Artikuj të ngjashëm
-
18 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës
-
25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
30 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
Mbi 90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë
-
77 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë