Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

10 ngjarjet më të bujshme në Shqipëri më 2019

Çështjet politike dhe protestat antiqeveritare në Shqipëri ishin disa nga çështjet kryesore nga 2019-ta, viti që po lëmë pas.

Viti që po mbyllet në Shqipëri kaloi pothuajse si ai i mëparshmi, i ndjekur nga krizat politike, protesta të shoqërisë civile, të studentëve si dhe çështje të tjera gjyqësore.

Si rrallë ndonjëherë, viti 2019 do të shënjohet nga ngjarja më e rëndësishme që preku Shqipërinë, tërmeti. Data 26 nëntor 2019 do të jetë shumë e rëndësishme në kalendarin e Shqipërisë për faktin se nga tërmeti vdiqën 51 persona.

Reforma në Drejtësi kushtëzoi debatin e brendshëm, ndërsa pesha e saj do të jetë përcaktuese për një marrëdhënie të re me Brukselin.

Ndërsa tema të tjera si dekriminalizimi, vendimi për mos hapjen e negociatave nga ana e Bashkimit Europian, roli i Presidentit Francez, Emmanuel Macron, përgjimet e BILD, apo edhe qëndresa për teatrin, janë disa nga momentet kyçe që ndodhën në Shqipëria gjatë vitit 2019.

Edhe OpEd Shqipëri 2019, tërmetet dhe ngjarjet sizmike politike

Më poshtë “Shekulli” rendit 10 ngjarjet më të rëndësishëm që shënuan jetën e shqiptarëve për vitin 2019:

Qëndresa për Teatrin: Edhe gjatë vitit 2019, mbrojtja e Teatrit Kombëtar ishte një ngjare kyçe për kulturën shqiptare. Kjo protestë është simbol i rezistencës kundër shkatërrimit të historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar. Zgjidhja për çështjen e Teatrit Kombëtar nuk duket akoma në horizont. Artistët kanë kërkuara që protesta të vazhdojë derisa të anulohet projekti për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Djegia e mandateve nga opozita shqiptare: Një situatë e pa precedentë përfshiu situatën politike në vend. Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitare vendosën të digjnin mandatet e tyre. Me anë të një vendimi të marrë brenda disa ditësh, në muajin Shkurt të këtij viti, Lulzim Basha njoftoi lënien e mandateve të deputetëve dhe fillimin e një numri protestash nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Këto protesta u shoqëruan me gaz lotsjellës nga ana e policisë duke sjellë probleme edhe për protestuesit.

Image

Zgjedhjet mono-partiake të qershorit: Më s6 qershor në Shqipëria u mbajtën zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje u zhvilluan në një frymë polarizuese. Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në këto zgjedhje, duke bërë që ajo të humbiste edhe ato bashki që zotëroheshin nga të djathtët. Fryma e tensionuar e zgjedhjeve të qershorit u analizua edhe në raportin e bërë publik nga ana e OSBE/ODIHR.

Image

Përgjimet e BILD: Politika shqiptare në vend u trondit pas zgjedhjeve të qershorit 2019. Gazeta e njohur gjermane “BILD”, publikoi përgjimet në të cilat tregohet se si zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste kanë manipuluar dhe blerë zgjedhjet e vitit 2016 në zonën e Dibrës. Mes zyrtarëve të publikuar në përgjimet e BILD përmenden politikanë si, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama.

Edhe “Zëri Amerikës”: 2019-ta, një vit i hidhur për Shqipërinë Arbëri “Zëri Amerikës”: 2019-ta, një vit i hidhur për Shqipërinë
Image

Skandali i Unazës së Re: Projekti i Unazës së Re, nxori në pah një mega skandal. Një shumë marramendëse e parave pritet të harxhohen, rreth 40 milion euro, për ndërtimin e këtij projekti, por që nga ana tjetër çoi në prishjen e shumë banesave. Protesta të shumta filluan si pasojë e këtij plani. Banorët kanë kërkuar të dëmshpërblehen në bazë të pronës që ata zotërojnë.

Image

Krijimi i SPAK: Reforma në Drejtësi ka dominuar edhe këtë vit situatën e aktualitetit në Shqipëri. Ndërhyrja e palëve politike në këtë proces ka sjellë edhe reagime të forta nga Partia Demokratike dhe opozita në vend. Krijimi i SPAK është një nga fazat më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. Tetë anëtarët e SPAK do të kenë në dorë dosjet më të nxehta të korrupsionit në Shqipëri.

Image

Dështimi i negociatave: Edhe këtë vit Bashkimi Europian nuk ka arritur që të hapë negociatat me Shqipërinë. Presidenti francez, Emmanuel Macron ishte një nga liderët kryesorë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian. Nga ky vendim u prek edhe Maqedonia e Veriut. Takimi më i afërt për zgjerimin e Bashkimit Eruopian, është Samiti i muajit maj 2020, në Kroaci.

Image

Tërmeti: Pas mëngjesit së 26 nëntorit, Shqipëria nuk do të jetë më e njëjta. Tërmeti që preku vendin tonë, la të vdekur 51 persona dhe shumë të tjerë të lënduar dhe të pastrehë. Shumë ndihma erdhën nga vendet mike të Shqipërisë, të cilët premtuan të ndërtojnë shtëpitë e shkatërruara. Gjithashtu u dhanë edhe vlera të shumta monetare për familjet e viktimave. Tërmeti i 26 nëntori pasoi atë të 21 shtatorit 2019, i cili nuk pati pasoja të renda. Një rivlerësim i ndërtimeve në Shqipëri është tepër i domosdoshëm.

Edhe Ngjarjet në botë që shënuan vitin 2019 Kuriozitet Ngjarjet në botë që shënuan vitin 2019
Image

Krijimi i Minishengenit Ballkanik: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë tre vendet e para të cilat formuan projektin e Minishengenit Ballkanik. Ky projekt i mbështetur nga Bashkimi Eruopian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të jetësohet vetëm nëse në të përfshihet edhe Kosova. Por liderët e Kosovës janë shprehur kundër këtij projekti. Kundër kanë dalë edhe një pjesë e elitës opinion bërësve në Shqipëri, Kosovë dhe në botë.

Image

Stadiumi “Air Albania” hap siparin: Kombëtarja shqiptare tashmë ka një stadium me parametrat e kërkuara nga UEFA. “Air Albania” do të quhet stadiumi i ri i Shqipërisë. Stadiumi u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë, të datës 17 nëntor 2019. Në këtë ndeshje Shqipëria humbi me rezultatin 2-0.

Image