Albbiz

Sternenfeld Autocenter AG & ELVA Immobilien Group

Ne blejmë automjete luksoze dhe bëjmë përzgjedhjen individuale me pajisje shtesë të automjeteve

Prejardhja, rrugëtimi, prej kur jeni në perëndim.

Unë jam Shukri Mjaku, prejardhja e familjes sime është nga komuna e Ferizajit. U shpërngula nga vendlindja në vitin 1985 dhe fillimisht kam jetuar dhe vepruar në Kantonin e Baselit Zvicër. Babai im, i ndjeri Gani Mjaku erdhi në një qytet të Francën që gjendej në kufi me Basel te Zvicrrës të quajtur St.Louis qysh në vitet e 80, e më pas edhe ne, pjesa tjetër e familjes, u bartëm në mërgim.

Prezentoni biznesin tuaj.

Puna është një gjë që me të vërtet gjithmon shpërblehet. Falë punës së palodhshme, unë dhe djemtë e mi, Elonidi dhe Valmiri, me mbështetjen e punëtorëve tonë, udhëheqim tre biznese, njëri ndër ta jane ata automobilistikës Sternenfeld Garage GmbH dhe Sternenfeld Autocenter AG tjetri i patundshmërive “ELVA Immobilien Group“.

Pasioni im për automjete, dashuria dhe interesimi për automjete ishte brenda meje çdo herë. Në vitin 1991, si një djalë 24 vjeçar, shëndrrova pasionin tim në profesion, ne vitin 1997 bera blerjen e Objektit dhe te firmes shumevjeqare ne kete objekt “ Sternenfeld Garage GmbH“.

Image

Kështu diçka që filloi si riparim dhe shitblerje e automjeteve me punë u shëndrrua në atë që është sot, ku pas 20 vitev pervoj hapem autosallonin Sternenfeld Autocenter AG një ndër autosallonet që posedon makinat më luksoze. Angazhimi im në profesion bëri që unë të jem një ndër shqiptarët e parë në zvicër që te jem pronar i nje auto garazhe nga viti 1997 kisha garazhin tim me mbi 100 parkingje automjetesh dhe riparimin, mekanikës, karrocerisë, elektronikës etj.

Vitet e para të punës ishin të mundimshme. Mundoheshim të balanconim punën dhe përkujdesjen ndaj familjes, e mbi këtë kombi ynë ishte nën regjimin e shtetit Serb, fakt ky që për ne ishte shumë i dhimbshëm. Në mendje përherë kishim bashkëkombasit tanë, nuk kursyem asnjëherë ndihmën tonë si për komb ashtu edhe për individë, kemi tentuar gjithmonë që t’iu gjendemi afër, ndihma për bashkëkombasit ishte prioritet aso kohe.

Mbështetja e familjes është një forcë shumë e madhe për të punuar, mbështetje kjo që nuk më ka munguar asnjëherë. Tashmë krah më janë bërë djemt e mi Elonidi dhe Valmiri, të cilët kanë përfunduar shkollimin, njëri ka përfunduar shkollën për mekanik dhe shkollimin per licincicim per mekanik te puntoreve te rinj, ndërsa tjetri për shitblerjen e automjeteve. Me një përkushtim të madh per 20 Vjetorin e Sternenfeld Garazhes ne vitin 2017 arritem qe te ndertojm objektin e ri te Automjeteve me mbi 700 m 2 nje showroom modern njashtu edhe nje lokal pune modern si dhe mbi 200 vende parkingu per shitjen Automjetev.

Një tjetër gjë që më ka ngjallur interes kanë qenë edhe patundshmëritë, gjë që rrezultoi edhe me formimin e biznesit tim të tret “ELVA Group Immobilien “. Në kuadër të “ELVA Immobilien Group“ kemi një paletë të ndërtesave Objekte afariste si dhe disa Restauranta në Basel-Land dhe Basel-Stadt pozicionuar pothuajse në qendër të qytetit, përveç kësaj, pronë e jona është tërë ky objekt i autosallonit. Në posedimin tonë gjenden gjithashtu e dhe një numër i konsiderueshëm objektesh në Kosovë.

20-vjetorin e themelimit të autosallonit “ Sternenfeld Garage GmbH “ e shënuam me ndërtimin e objektit të ri, me mbi 700 m2 showroom, punimet për këtë autosallon gjigand i ka realizuar “ELVA Immobilien Group“. Siç mund të shihni edhe ju objekti është i modernizuar, shquhemi për kushtet e mira që iu ofrojmë punëtorëve tanë, pasi që ne kemi prioritet mirëqënien e punëtorëve tanë, nuk dallohemi në këtë aspekt nga autosallonet më të mëdha, më të sofistikuara e me renome zvicrrane, për të cilat nuk po përmendi emra. Autosalloni ynë ka nxjerrë mbi 15 punëtorë nder ta edhe shqipëtarë, të cilët tani janë duke punuar në autosallone të ndryshme siç janë Mercedes, VW etj.

Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurenca ?

Biznesi ynë, po i referohem autosallonit, është më ndryshe se autosallonet tjera. Fillimisht ne jemi të pavarur, nuk punojmë vetëm me një distributor, ne bashkëpunojmë me të gjtha markat e automjeteve duke përfshirë këtu edhe emrat e njohur në fushën e automobilistikës si Lamburgini Ferrari, Porche, Mercedes, , VW si dhe shumë marka të tjera. Pra ne këtu dallojmë me autosallonet e tjera të cilat kanë përfaqësi dhe punojnë me një distributor. Ajo që neve na dallon është cilësia dhe pavarësia jonë. Ne edhe investojmë në automjete dhe ato bëhen pronë e jona, ashtu që kjo është një përparësi, kjo na ndihmon që në të jemi konkurues në treg, e në shumicën e rasteve edhe më konkurues se vetë ndonjë përfaqsues i licencuar i ndonjë marke automobilistike.

Image

Automjetet që ne i blejmë janë luksoze si dhe bëjmë përzgjedhjen individuale me paisje shtesë të automjeteve “Extra ausstatung“ tek distributorët, ku kemi makina që arrijnë edhe vlerën mbi 300.000 CHF. Siç edhe mund të shihni në posedim kemi makina ndër më luksozet, vlera e të cilave arrin në disa million.

Klienti, tek ne, ka mundësi të zgjedhjeve ndër më të mirat, duke filluar nga këshillimi, financimi, e deri tek blerja dhe mirëmbajtja e automjeteve.

Sa jeni të njohur në komunitetin shqipëtar e të huaj me biznesin tuaj ?

Natyrisht që ata që na njohin më së shumti janë komuniteti shqipëtarë dhe ai zvicërran, por nuk mund të përjashtojmë faktin që edhe komunitetet e tjera njohin punën dhe cilësinë që autosalloni ynë ofron.

Keni interes për bashkëpunim me bizneset e tjera ?

Po, ne veç se bashkëpunojmë me shumë autosallone të ndryshme, bashkëpunimi ynë është edhe me autosallone me të vogla me pronar shqipëtar, kur në rastet që ne jemi të stërngarkuar iu rekomandojmë klientëve tanë që të vizitojnë autosallonet e tjera të cilat janë po aq profesionale, siç është për shembull Karroceri.

Bashkëpunimi ynë është edhe me pronarë të bizneseve të ndryshme, ku dëshira e tyre është që të posedojnë vetura luksoze, ne ua mundësojmë këtë dëshirë, jo vetëm që mundësojmë blerjen por edhe u ofrojmë kushte të ndryshme, gjithmonë në përshtatje me kërkesat e klientit.

Unë kam një shprehje “Më mirë të mburremi për punë e suksese sesa të shahemi e të tjerët të na qajnë si të varfër”.

Sternenfeldstrasse 21, 4127 Birsfelden

Www.sternenfeldautocenter.ch

Shikojeni galerinë më poshtë

{gallery}