60 Minuta

Çdo e katërta grua në media thotë se është ngacmuar seksualisht

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Çdo e katërta grua që punon në media në Kosovë ka thënë se është ngacmuar ose sulmuar seksualisht në vendin e punës, bazuar në një studim të “Peaceful Change” për “Gratë në media”.

Autorja e studimit, Dafina Halili, ka thënë në emisionin “60 Minuta” në KTV se 27 për qind e grave të anketuara janë deklaruar se janë ngacmuar ose sulmuar seksualisht.