Gjatë javës së kaluar kemi pasur ankesa nga qytetarët për mungesën e targave në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve. Ndërsa me ardhjen e tyre ka pasur ankesa nga qytetarët se nuk po iu vlen sigurimi i automjeteve që janë bërë më parë dhe se po detyrohen të paguajnë për të dytën herë sigurimin. Për këtë ka dhënë një përgjigje zyrtari i kësaj qendre, Xhavit Gubetini i cili shpreson se nuk do të ketë më mungesa të targave.
“Arsyeja ka qenë për shkak të procedurave të prokurimit të cilat kanë zgjatur për shkak të ankesave të operatorëve ekonomik dhe jemi obliguar t’i regjistrojmë me targa provues dhe kjo ka bërë që pas furnizimit me targa të harxhohen ato shumë shpejt. Për shkak se kemi pasur mbi 20 mijë automjete të regjistruara me targa provuese. Në mars jemi furnizuar me targa dhe prapë kemi mbetur pa targa dikur nga 22 marsi dhe kemi mbetur deri në muajin 4 dhe tani jemi furnizuar dhe nuk besoj më që do të ndodh të ketë probleme të njëjta. Çështja e sigurimit është çështje e kompanive të sigurimit por kemi marrë veprimet po atë ditë dhe jemi dakorduar për vazhdimin e afatit të sigurimit”, tha Gubetini.